Politika e Kthimit dhe Ndërrimit- web e commers
Politika e Kthimit dhe Ndërrimit (Return & Exchange Policy)
Afati i Kthimit/ Ndërrimit
Klienti ka të drejtë të kërkojë kthim ose ndërrim të produktit brenda afateve të mëposhtme, duke njoftuar detyrimisht ditën e marrjes së porosisë:
- Kosovë à deri në dy ditë kalendarike nga marrja e produktit (Shtate dite, ne dyqan)
- Maqedoni à deri në dy ditë kalendarike nga marrja e produktit
- Tiranë à deri në shtatë ditë kalendarike (Kryesisht në dyqane)
Njoftimi duhet të bëhet në të njëjtën ditë të dorëzimit, në mënyrë që ekipi ynë të kryejë verifikimet përkatëse mbi porosinë dhe dorëzimin.
- Kriteret e Pranimit të Produkteve për ndërrim
Për t’u pranuar, produkti duhet të plotësojë këto kushte standarde ndërkombëtare:
- Të jetë i papërdorur dhe në gjendje të re.
- Të jetë i paketuar në paketimin origjinal, me etiketa të padëmtuara dhe me të gjitha aksesorët/elementët shoqërues.
- Të verifikohet paraprakisht që porosia është marrë nga klienti, bazuar në komunikimet dhe datën e dorëzimit të regjistruar nga kompania.
- Rastet kur lejohet ndërrimi:
Ndërrimi i produktit ofrohet në situatat si më poshtë:
- Produkti nuk përputhet me porosinë (madhësi, ngjyrë, model).
- Produkti paraqet defekt prodhimi.
- Produkti ka pësuar dëmtime gjatë transportit.
- Klienti është penduar edhe nuk dëshiron që të mbaj produktin.
- Kthimi i Pagesës (Refund Policy)
Kthimi i shumës së paguar nuk aplikohet si praktikë e standartizuar. Çdo rast i kërkesës për rimbursim trajtohet individualisht dhe miratohet vetëm në rrethana të veçanta të cilat do gjykohen sipas rastit.
- Tarifat e Transportit
- Në rast defekti, gabimi në dërgim ose dëmtimi të produktit, kompania mbulon të gjitha kostot e transportit.
- Për ndërrime të kërkuara për arsye personale (ndryshim mendimi, preferencash, masash etj.), klienti duhet të paguajë kostot e transportit.
- Kufizimet
- Çdo produkt mund të ndërrohet një herë të vetme për çdo porosi.
- Produktet që nuk plotësojnë kriteret e gjendjes optimale si: produkte të përdorura, të dëmtuara, pa etiketë ose pa faturë të bashkangjitur nuk do pranohen.